18 Shkurt 2019

Sot shënohet Dita Botërore e Kancerit

Prishtinë, 4 shkurt - Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), organizojnë sot në  Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, 4 shkurtit.

Më  këtë rast, organizohet Tryezë me  temë "Sëmundjet  malinje, sfidat e menaxhimit të  tyre në  vendin tonë  dhe në  botë". 

Gjatë këtij aktiviteti po ashtu do  të shpërndahen edhe broshura informative.

Dita Botërore e Kancerit bashkon popullatën e botës në luftën kundër kancerit dhe synon të shmangë miliona vdekje të parandalueshme çdo vit përmes rritjes së vetëdijshmërisë dhe edukimit mbi sëmundjen, duke shtyrë qeveritë dhe individët në tërë botën që të ndërmarrin aksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)