24 Prill 2024

Sot nis punëtoria e dytë nga Onkologjia Pediatrike

Prishtinë, 15 mars - Organizuar nga Shoqata e Pediatërve të Kosovës dhe Shoqata “Ndihmë Fëmijëve me Kancer (NFK)”,  nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot në Prishtinë i fillon punimet punëtoria e dytë me pjesëmarrje ndërkombëtare nga Onkologjia Pediatrike.

Në këtë punëtori ku do të marrin pjesë ekspertë të onkologjisë pediatrike nga Graci i Austrisë dhe Italia, do të trajtohen tema profesionale që kanë të bëjnë me trajtimin e fëmijëve me kancer si dhe tema të ndryshme që për synim kanë identifikimin dhe implementim i projekteve hulumtuese për parandalim dhe diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve malinje te fëmijët në Kosovë.

Gjatë punëtorisë dy ditore, profesionistët vendorë nga fusha e pediatrisë dhe pediatrisë onkologjike, do të kenë mundësi të trajtojnë tema të ndryshme nga Onkologjia Pediatrike me profesorët nga “Kinderklinik – LKH” e  Gracit të Austrisë dhe të organizatës “Cure2Children” nga Italia, si Prof. Dr. Christian Urban, prof. dr. Herwig Lackner, Dr. Lawrence Faulkner, Prof. Dr. Emir Haxhija, etj.

Kjo punëntori, në hapje të së cilit pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, do të fillojë sot në ora 10:00, në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Gjeni në atachment agjendën për ditën e parë të punëtorisë dhe një përmbledhje të disa prej aktiviteteve që NFK i ka zhvilluar vitet e fundit me partnerët e saj në fushën e onkologjisë pediatrike në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)