19 Prill 2024

Sot konfirmohen edhe 10 vdekje dhe 521 raste me koronavirus

Prishtinë, 1 dhjetor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK  dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Po ashtu brenda 24 orëve sipas IKSHPK-se janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.  

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste,  Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste,  Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)