18 Prill 2024

Sot konfirmohen 49 raste me koronaviurs, shërohen 25 pacient

Prishtinë, 14 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga të cilat me koronavirus janë konfirmuar 49 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.

Në javën e fundit ka shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

Sot po ashtu sipas IKSHPK-së janë shëruar 25 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 953 raste.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 14 qershor 2020 sipas Worldometers janë raportuar gjithsej 7.919.591 raste të COVID-19 dhe 433.219 raste të vdekjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)