28 Mars 2024

Sllovenia shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

Lubjanë, 15 maj - Qeveria e Sllovenisë ka shpallur zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë.

Sllovenia regjistroi më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit.

Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene.

Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të hyjnë në karantinë në periudhë prej 14 ditësh.

Shteti slloven me dy milionë banorë deri më tani ka regjistruar 1.464 raste të të infektuarve dhe 103 viktima.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)