26 Nëntor 2020

Situata me COVID-19 në Gjilan e menaxhueshme, s’ka vend për shqetësim

Gjilan, 21 tetor - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se situata me COVID-19 në Gjilan është e menaxhueshme, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive, gjatë ditëve të fundit.

Ismajli ka thënë se nuk ka vend për shqetësim, por duhet të jemi më të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e virusit.

“E vemja mënyrë e parandalimit të përhapjes është bartja e maskave, larja e duarve dhe mbajtja e distancës mes nesh. Kjo duhet të respektohet me përpikmëri nga institucionet publike, shkollat e gastronomi.a Sa i përket infeksionit në dy shkolla, njërën private dhe tjetrën publike, nuk bëhet fjalë për mbylljen e tyre. Jemi duke e bërë hulumtimin e fundit për këtë”, ka thënë Ismajli, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1187 raste pozitive në total, 998 të shëruar, 140 raste aktive, 49 të vdekur, 13 në hospitalizim dhe 160 mostra në pritje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)