29 Mars 2024

SIDA, më e përhapur se sa mendohej

New York, 20 nëntor - Një komision mjekësh dhe shkencëtarësh, i mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, rekomandon që të gjithë njerëzit nga mosha 15 deri  65 vjeç duhet të kryejnë analizën për virusin HIV që shkakton SIDA-n

Grupi i punës për ndikimin e parandalimit tha dje se rekomandimi i mëparshëm për testim ishte vetëm për individët me rrezik të lartë.

Por tani ky grup pune thotë se më shumë që 25 për qind e mbi 1 milionë amerikanëve të infektuar me HIV nuk e dinë se e kanë këtë virus.

Avokatët e pacientëve me SIDA e cilësuan rekomandimin e ri një “zhvendosje monumentale” në mënyrën se si virusi HIV mund të parandalohet, diagnostikohet dhe trajtohet.

Ekspertët thonë se diagnoztikimi i hershëm mund të pakësojë 96 për qind rrezikun e transmetimit të SIDA-s apo AIDS-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)