23 Prill 2024

SHSKUK prezanton rezultatet dhe planin e punës

Prishtinë, 13 dhjetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka prezantuar sot rezultatet e punës për vitin 2018 dhe planin e punës për vitin 2019.

Drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, tha se kur ka ardhur, sistemin e shëndetësisë e ka gjetur në gjendje të rëndë dhe ka kërkuar intervenim të shpejt, për të identifikuar problemet, me qëllim të përmirësimit të situatës.

“Sistemin shëndetësor e kemi gjetur në një gjendje të rënduar, një fakt që na kërkuar të reagojmë menjëherë. Kemi vendosur që pacienti të jetë në qendër dhe të gjitha aktivitetet janë zhvilluar në këtë drejtim. Janë marrë masa urgjente që situata të përmirësohet në nivel të sigurisë, duke filluar nga porta hyrëse, infrastruktura, ambientet e punës, kemi siguruar stafin mbështetës si dhe  pajisjet me të cilat do të punohet”, tha Sejdiu.

Dr. Sejdiu, më tutje, tha se mobilizimi i përgjithshëm dhe bashkëpunimi e përkrahja e ngushtë e Ministrisë së Shëndetësisë ka dhënë rezultate të mëdha, sidomos në Kardiologji Invazive dhe Kardiokirurgji.

“Njësia Koronare dhe Kardiologjia Invazive, së bashku me Kardiokirurgjinë, janë rezultate të jashtëzakonshme, ku që nga 1 shkurti me ngritjen e shërbimeve 24 orëshe, asnjë pacient nuk kërkon trajtim jashtë institucioneve tona publike. Kjo ka ngritur performancën e mjekëve, ka kursyer buxhetin dhe ka krijuar lehtësime për pacientët tanë”, tha Sejdiu.

Duke folur për vitin 2019, Dr. Sejdiu theksoi se spitalet rajonale do të jenë prioritet kryesor.

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili,  tha se viti 2018 ishte intensiv, i cili ka prodhuar suksese të jashtëzakonshme falë punës së madhe të punëtorëve shëndetësorë.

“Kemi parë që kur i jepet prioritet shëndetësisë, atëherë edhe punëtorët shëndetësorë i dalin krah punës. Kur i japim mundësi investimeve në sektorin e shëndetësisë, që nga infermierët, ashtu edhe mjekët dhe gjithë profesionistët shëndetësorë, do të jenë në gjendje ta kthejnë dinjitetin në spitalet tona, që e kemi kërkuar për vite me radhë. Qëllimi i yni është që pacientët në Kosovë, në kohë nevoje, ta shohin sistemin tonë shëndetësor si një derë ku mund të shohin dhe marrin shërim”, tha Ismaili.

Sipas Ismailit, në mungesë të përkujdesjes institucionale, për një kohë të gjatë ka pasur një degradim të sistemit shëndetësor dhe për shkak të kësaj gjendje, kanë pësuar të gjithë.

“Ne kemi parë një demoralizim, ndoshta, të punëtorëve shëndetësorë, mungesë të pajisjeve, mungesë të aparaturave të ndryshme, të cilat e kanë limituar potencialin e mjekëve.  Por, në anën tjetër, edhe varfërim të popullatës. Sot, kemi  filluar me investime të mëdha, po e rrisim buxhetin nga viti në vit, jemi po ashtu të impejnjuar që të shohim rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë”, tha Ismaili

Ismaili foli edhe për sigurimet shëndetësore, duke thënë se vitin e ardhshëm do t’i jepet rëndësi e veçantë kësaj çështjeje.

Dardan Parduzi, shef i sektorit për kontraktimin e shërbimeve shëndetësore, bëri prezantimin e rezultateve, në të cilat përfshihen, investimet në aparatura të reja mjekësore, infrastrukturë dhe të tjera, e  që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të punës, jo vetëm për stafin shëndetësor, por edhe për pacientët.

Prezantimin e rezultateve të punës për  Spitalin e Gjilanit e bëri drejtori Nisret Hajrullahu, ndërsa për  Spitalin e Prizrenit, Afrim Avdaj,

Prezantimi i rezultateve të punës për vitin 2018 dhe planit të punës për vitin e ardhshëm  për SHSKUK-në u mbështet nga Ambasada e Luksemburgut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)