30 Maj 2020

SHSKUK mbështetë funksionalizimin e dializës në Rahovec

Rahovec, 10 qershor - Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, i shoqëruar nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, dr. Afrim Avdaj, kanë vizituar Komunën e Rahovecit.
 
Në takim me Kryetarin e Komunës, Smajl Latifi dhe Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Samir Mustafa, kanë diskutuar për funksionalizimin e shërbimit të hemodializës në këtë komunë.

Drejtori Sejdiu ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e SHSKUK-së për të funksionalizuar sa më shpejt shërbimin e dializës në këtë komunë, në mënyrë që pacientët e Komunës së Rahovecit të mos  drejtohen për dializë në Spitalin e Prizrenit.

Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Prizrenit do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve të dializës në këtë komunë. Ky shërbim pritet të filloj së shpejti.

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Latifi dhe,drejtori i shëndetësisë, z. Mustafa  kanë falënderuar drejtorin Sejdiu për përkrahjen e ofruar  për funksionalizim të shpejtë të  shërbimit të dializës në Rahovec.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)