25 Prill 2024

ShSKUK dhe FSSHK diskutojnë për zbatim të vendimit të qeverisë

Prishtinë, 12 gusht - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur një takim pune me  drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Në takim është diskutuar  në lidhje me zbatimin  e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.

Drejtori Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në ldhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së  Kosovës.

Ai bëri të ditur se ka formuar një komision, i cili do të punojë në këtë drejtim, për çka u pajtuan edhe drejtuesit e FSSHK-së.

Komisioni do të punojë ngushtë me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe njësitë tjera përbërëse të ShSKUK-së, me qëllim të eleminimit të keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve.

Menaxhmenti i ShSKUK-së siguron të gjithë punëtorët se nuk ka dorëzuar listë  me punëtorët, që ju takon kjo shtesë në ministritë përkatëse, deri në pëfundim të punës së komisionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)