25 Prill 2024

Shqipëria nis sot vaksinimin ndaj COVID-19

Tiranë, 11 janar - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me rikujtimin se sot nis fushat e vaksinimit në vend ndaj COVID-19.

Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës. Po ashtu edhe Greqi ka dhuruar doza të vaksinave. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.

Më 1 janar, Rama pati thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.

“Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar të zmbrapsjes përfundimtare të këtij armiku të padukshëm”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)