25 Prill 2024

Shoqata e Endodontëve të Kosovës u anëtarësua në IFEA

Romë, 22 shtator - Shoqata e Endodontëve të Kosovës u anëtarësua në Federatën Internacionale të Asocacioneve të Endodontëve - International Federation of Endodontic Associations (IFEA).

Me 16 shtator në Romë të Italisë është mbajtur asambleja e përgjithshme  e Federatës Internacionale të Asocacioneve të Endodontëve (IFEA). 

Në këtë asamble përveç tjerash  është shqyrtuar kërkesa e Shoqatës së Endodotëve të Kosovës për anëtarësim në këtë shoqatë botërore (IFEA), e cila u aprovua në mënyrë unanime nga shtetet anëtare. 

Rëndësia e kësaj anëtarësie është se edhe  stomatologët kosovar- endodontët  do të jenë të barabartë në këtë fushë në nivel botëror.

Me këtë aderim do të zhvillohet dhe afirmohet stomatologjia kosovare si dhe do të promovohen marrëdhënie ndërmjet shoqatave të ndryshme nacionale, shoqatave apo grupeve të Endodontologjisë  nga mbarë bota.

Ju përkujtojmë se Shoqata e Endodontëve të Kosovës nga viti 2009 është anëtare edhe në Shoqatën Evropiane të Endodontëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)