24 Janar 2019

Shkretëtira e Saharës me miliona lloje virusesh dhe bakteresh

Gjenevë, 14 maj - Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët filluan të gjenin viruse të ngjashme gjenetikisht në mjedise shumë të ndryshme dhe zona të ndryshme në mbarë botën. Tani ata kanë gjetur një përgjigje për këtë zbulim të tyrin:

Shkretëtira e me thatësirë e Saharës, në fakt është e mbushur me jetë - me jetë mikroskopike. Por këto mikrobe nuk qëndrojnë në rërë.

Miliona lloje virusesh dhe bakteresh, disa prej tyre vdekjeprurëse, shkojnë dhe "fshihen" lart të atmosferë dhe së bashku me copëzat e pluhurit të shkretëtirës, udhëtojnë rreth e rrotull botës.

Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota, kanë detajuar shpërhapjen e këtyre mikrobeve në një distancë të largët…

"Pra, në se ka disa viruse në Shkretëtirën e Saharës, ato mund të shkojnë deri në Amazonë, për shkak të rrymave atmosferike; ose ka disa viruse nga sipërfaqja e oqeanit që mund të shkojnë deri në Europe…" - thotë ekologia Isabel Reche, e Universitetit të Granadës.

Shkencëtarët ngritën platforma vëzhgimi në malet Sierra Nevada të Spanjës, ku zbuluan se çdo ditë, në një metër katrore depozitoheshin qindra mijëra bakterie dhe rreth një miliard viruse.

Ata zbuluan se shumica e viruseve shkonin në ajër nga spërkatjet e detit dhe barteshin nga copëza organike më të lehta, duke u mbajtur pezull në ajër.

Shkencëtarët thonë se viruset qëndrojnë sipër në atmosferë për periudha të gjata kohe para se të kthehen në Tokë përmes shiut dhe stuhive të pluhurit.

“E rëndësishme në punën tonë është se ne zbuluam që numri i viruseve nuk është i vogël, madje është shumë i madh dhe mund të gjenden viruse identike, ose thuajse identike në vende të ndryshme dhe në kushte tepër të ndryshme,"- thotë studjuesja.

Studimi, i publikuar në Revistën e Shoqatës Ndëkrombëtare të Ekologjisë së Mikrobeve, ofron prova të mëtejshme për botën tonë sa të ndërlikuar edhe të ndërlidhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2019  - Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)

- Jepet shfaqja “I vetëm në banesë” i autorit gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës, kurse do të luajnë aktorët e Tetarit të Gjilanit. (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 19:00)