29 Mars 2024

SHKK dhuron gjak për nevojat e qytetarëve

Prishtinë, 21 janar - Sot në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka filluar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, në të cilin vullnetarisht  dhuruan gjak oficerë korrektues dhe shërbyes civilë nga kjo qendër.

Ky aksioni u organizua si rezultat i bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)