16 Prill 2024

Shkencëtarët gjetën një ilaç kundër tradhëtisë bashkëshortore

Berlin, 17 nëntor - Shkencëtarët gjermanë zbuluan një substancë që ndikon në besnikërinë bashkëshortore - hormonin oksitocinë.

Në studim morrën pjesë tre grupe meshkujsh: beqarë, në një marrëdhënie dashurie dhe të martuar.

Disa nga pjesëmarrësit e eksperimentit morrën hormonin oksitocinë, pjesa tjetër - jo. Pas kësaj shkencëtarët i lanë meshkujt në shoqërinë e një femre mjaft tërheqëse.

Burrat e martuar, të cilët para bisedës me femrën tërheqëse morrën preparatin, përjetuan diskomfort dhe ngurtësi në komunikim, ndryshe nga ata që nuk kishin marrë oksitocinë.

Më parë, gjatë eksperimenteve me kafshët, shkencëtarët arritën të vërtetojnë se oksitocina është një faktor kyç në formimin e një marrëdhënie monogame.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)