10 Korrik 2020

Shërbimi i urgjencës në Gjilan bëhet me dy autoambulanta të reja

Gjilan, 8 tetor - Komuna e Gjilanit i ka dorëzuar sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dy autoambulanta të reja, të cilat janë investim krejtësisht i komunës në shumën prej mbi 100 mijë euro.

“Jemi sot këtu për t’i dorëzuar dy autoambulanta në Gjilan dhe është investim 100 përqind i Komunës së Gjilanit, i planifikuar në mënyrën më të mirë prej Drejtorisë për Shëndetësi. E përgëzoj drejtorin Xhemaili dhe drejtorin e QKMF, Fejzulla Berisha për punën e mirë që po e bëjnë ndihmë të qytetarëve."

"Është projekt tepër i rëndësishëm dhe uroj që të përdoren në mënyrë më të mirë dhe të ruhen për shkak se është investim nga taksat e qytetarëve”, tha nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, pas dorëzimit zyrtar të këtyre dy autoambulantave.

“E falënderoj kryetarin, nënkryetarin dhe Zyrën e Prokurimit për mbështetjen në realizimin e projektit për furnizim të urgjencës me dy autoambulantave."

"Krahas kësaj, ne po realizojmë projekte të renovimit të qendrave të mjekësisë familjare, sikurse edhe projektet tjera që janë investim qind për qind i Komunës. Uroj që shëbrimi i urgjencës dhe tërë shërbimi parësor shëndetësor të ketë kushte më të mira”, tha drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli.

Drejtori i QKMF, dr. Fejzulla Berisha, ka thënë se përmes këtyre dy ambulantave, qytetarët do të marrin shërbime më të shpejta, më të mira dhe në kohë rekorde.

“Ky është investimi i parë që bëhet nga Komuna në blerjen e autoambulantave. Unë e falënderoj shumë kryetarin Lutfi Haziri i cili na ka përkrahur në vazhdimësi në realizimin e projekteve të shëndetësisë primare”, tha Berisha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)