19 Mars 2024

Shërbimi emergjent do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Prishtinë, 25 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion mjekësh nga Turqia, të kryesuar nga Dr. Esen Uysal, Kordinatore e Qendrës Ndërkombëtare të Trajtimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në Izmir të Turqisë.

Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë, avancimi i shërbimeve të vendit në dhënien e ndihmës së parë dhe trajnimi i stafit mjekësor në disa fusha specifike ishin temat e këtij takimi.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Dr. Esen për kontributin e dhënë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, falë asistencës dhe trajnimeve të organizuara deri tash.

“Shërbimet emergjente janë kurriz i gjithë shëndetësisë. Kosova ka ende nevojë për ofrimin e mbështetjes nga jashtë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Projekti për shërbimet emergjente në tërë vendin, deri tani ka mbështetur trajnimin dhe edukimin e 120 mjekëve nga gjithë vendi si dhe trajtimin dhe shërimin e mbi 100 pacientëve.

Pjesë e takimit ishte edhe Dr. Basri Lenjani, specialist i mjekësisë emergjente dhe u.d i Drejtorit të Klinikës Emergjente.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)