25 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë

Prishtinë, 8 shkurt - Shoqata Kundër Epilepsisë ka njoftuar se me aktivitet te ndryshme sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë.

Fillimisht në Klinikën e Neurologjisë mbajet një konferencë për media për të vazhduar me pas me  shpërndarjen e materialeve edukativo-shëndetësore në sheshin  "NÑ‘nÑ‘ Tereza”.

Dita NdÑ‘rkombÑ‘tare e Epilepsisë promovon vetÑ‘dijsimin dhe ndÑ‘rgjegjÑ‘simin pÑ‘r epilepsin nÑ‘ mÑ‘ shumÑ‘ se 130 vende tÑ‘ ndryshme tÑ‘ botÑ‘s duke llogaritur  edhe Kosovën.

Cdo vitÑ‘ nÑ‘ tÑ‘ HÑ‘nÑ‘n e dytÑ‘ tÑ‘ muajit Shkurt njerÑ‘zit mblidhen sÑ‘ bashku tÑ‘ njohtohen mbi problemet me tÑ‘ cilat ballafaqohen personat qÑ‘ vuajn nga epilepsia dhe anÑ‘tarÑ‘t e familjeve tÑ‘ tyre.                                  

Qëllimi kryesor i shënimit të ditës Evropiane është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 Milion njerëzë në Evropë të cilët kanë Epilepsinë.

 Arsyeja e shënimit të kësaj dite në Kosovë është thirrje për AKSION  për të gjithë ata që me kontributin e tyre do te përkrahin luftën kundër Epilepsisë.

Në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bënë këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik.

Në të kaluarën kanë ekzistuar shumë paragjykime dhe dogma për epilepsinë. Sot, qëndrimet bashkëkohore të ILAE tregojnë se personat me epilepsi mund të jetojnë dhe punojnë normalisht, sikurse çdo individ tjetër i shëndoshë;

Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e qelizave te eksituara nervore
Një sulm epileptik nuk do të thotë epilepsi;
Meshkujt vuajne pak më shumë se femrat
Epilepsia mund të fillojë në cdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri
dhe në moshat e shtyera(mbi 65 vjec)
Mund të paraqitet në cdo racë dhe cdo shtresë sociale
Deri më 70% e personave me epilepsi kanë kontrolle të plotë të krizave me përdorimin e terapisë antiepileptike

Terapia për epilepsinë doemos duhet të merret me rregull, ashtu si është udhëzuar nga neurologu/epileptologu, me kontrolle të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit në gjak dhe EEG;

Ngasja e automjetit kërkon një qasje individuale, edhe pse nuk rekomandohet vozitje profesionale. Në më shumë vende të botës, personave që s’kanë pasur sulm në periudhë  prej 1-3 vjet, u lejohet ngasja e automjetit nën kontroll;
   
Shtatëzania  tek femërat me epilepsi duhet të jetë e planifikuar dhe në konsultim me epileptologun.

Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror.

Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të tetÑ‘  në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE), me qëllim të senzibilizimit të popullatës, ngritjës së vetëdijës që edhe pse nuk është sëmundje e lehtë dhe e padëmshme, ajo mund të kontrollohet me sukses dhe falë tretmanit medikamentoz dhe jetë të diciplinuar me këtë sëmundje mund të jetohet një jetë normale dhe kvalitative., si dhe mos të jenë viktimë e stigmatizmit nga rrethi/mjedisi i cili për shkak të panjohurive për sëmundjen i bënë që personat me epilepsi shpeshë herë të fshehin sëmundjen në mënyrë që shoqëria të mos i largoj, gjykoj apo ngacmoj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)