25 Prill 2024

Shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

Prishtinë, 17 prill - Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), e përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim sot do të shënojnë Ditën Evropiane e të të Drejtave të Pacientëve.

Temë diskutimi do të jetë “Korrupsioni në shëndetësinë Kosovare në raportin mjek - pacient” ku ndër të tjerë pjesëmarrës do të jenë edhe Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, Markus Baechler, Drejtor i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Skender Syla, Drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Besim Kodra, Drejtor, i Shoqatës së të drejtave të pacientëve dhe Znj. Shqipe Neziri, menaxhere e projektit të UNDP-së SAEK.

Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), e themeluar në fillim të vitit 2013, si mision të vetin ka arritjen e një sistemi të kujdesit shëndetësor me “pacientin në qendër”.

Objektiv i shoqatës është fuqizimi i pacientit që të krijojë raporte partneriteti me akterët të tjerë në këtë sistem përmes pjesëmarrjes aktive në sistemin shëndetësorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)