24 Shkurt 2019

Shënohet Dita Botërore të Shëndetit Mendor

Prishtinë, 10 tetor - Klubi Dëshira organizon shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, këtë vit me temën Edukimi përmes Iniciativave Avokuese.
 
Promovimi i Shërbimeve Sociale Cilësore - Janë Vlerë Shoqërore, ky është edhe projekti i Klubit Dëshira   mbështetur nga Save the Children International në Kosovë dhe i financuar nga Bashkimi Evropian.

Shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor ka për qëllim të kontribuojë në promovimin e shërbimeve sociale me cilësi të lartë për grupet më të cenueshme të shoqërisë kosovar siç janë personat me dëmtime intelektuale dhe ata me probleme mendore në Kosovë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)