19 Prill 2024

Shënohet Dita Botërore pa duhan

Prishtinë, 31 maj - Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, OBSH dhe KADC do ta shënojnë Ditën Botërore pa duhan në të gjitha qendra Rajonale të Kosovës.

31 Maji është dita botërore pa duhan, OBSH dhe partnerët tjerë shënojnë Ditën Botërore pa Duhan duke ngritur qeshjen e shëndetit për rreziqet që lidhen me përdorimin e duhanit si dhe evokimin e politikave që reduktojnë konsumin e duhanit.

Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) duke përfshirë goditjet në tru,  janë shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë të cilat vrasin më shumë njerëz sesa çdo shkak tjetër vdekjeje në mbarë botën.

Epidemia globale e duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, prej tyre  900 000 janë ata të cilët nuk janë duhan pirës por të ekspozuar në duhan.
 
Pothuajse 80%,  më shumë se 1 miliardë duhanpirësve në mbarë botën  jetojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Për këtë qëllim janë organizuar aktivitete të shumta, duke filluar nga Konferenca për shtyp, aktivitete nëpër shkolla, shpërndarjen e materialeve informuese edukativo shëndetësore me thirrje, porosi dhe këshilla kundër duhanit.

Në këtë vit  Dita Botërore Pa Duhan do të fokusohet në "Duhanin dhe Sëmundjet e Zemrës".

Porositë kryesore të kësaj dite do të ishin:

·    Ndalohet reklamimi dhe promovimi në çfarëdo forme i prodhimeve të duhanit nga çdo person fizik apo juridik

·    Asnjë person nuk mund të reklamojë prodhimet e duhanit në çfarëdo forme në emër të ndonjë personi fizik apo juridik .

·    Ndalohet shitja apo ofrimi i prodhimeve të duhanit nga personat më të rinj se 18 vjet

·    Ndalohet shitja e duhanit jashtë objekteve të lejuara të shitjes   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)