28 Mars 2024

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Prishtinë, 20 prill - "Është përgjegjësi e secilit prej nesh që t’i krijojmë zgjidhjet në vendin tonë, në mënyrë që të trajtohemi si duhet në vendin ton", ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, që u organizua nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast tha se tema mbi shëndetësinë është me rëndësi të madhe dhe duhet trajtuar në përmbajtje, në mënyrë që problemet tjera të dalin në dritë.

“Edhe pse kemi ndarë 20 milionë buxhet shtesë për shëndetësinë, prapë kjo nuk është zgjidhja magjike”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar situatat nëpër të cilat kalon sektori i shëndetësisë, kryeministri Haradinaj përmendi disa si më të rëndësishmet, atë nëpër të cilën përballen mjekët dhe personeli teknik, për të cilët tha se janë heronjtë e këtij vendi; situata tjetër është se infrastruktura në shëndetësi është e vjetër dhe mungojnë gjërat elementare, mungojnë barërat, lista e gjatë e pritjeve të pacientëve e shumë të tjera.

“Por, tani e shoh një seriozitet në përballje me gjendjen në shëndetësi dhe ftoj të gjithë partnerët edhe ata vendorë edhe ndërkombëtarë, që ta përmirësojmë gjendjen në shëndetësi”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se shëndeti është yni, i njerëzve tanë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se në Ministrinë e Shëndetësisë është rritur niveli i llogaridhënies, është përmirësuar menaxhimi i Shërbimit Spitalor Universitar Klinik të Kosovës dhe është duke u punuar në rregullimin  e sektorit farmaceutik.

“Kemi konkretizuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore duke bërë transparentë hapat që duhet ndërmarrë përmes një komunikimi transparent me publikun”, tha ministri Ismaili, duke theksuar se në Qeverinë e Kosovës është marrë vendimi për themelimin e bordit për sigurime shëndetësore, që hapë rrugën për parakushtet që duhet plotësuar për sigurimet shëndetësore.

Dr. Ardita Tahirukaj, shefe e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, tha se shëndeti është pasuria jonë më e madhe dhe nuk duhet të shihet si një luks i cili mund të gëzohet vetëm nga më të privilegjuarit.

“Ne të gjithë përfitojmë në aspektin social, ekonomik dhe nga ai mjedisor nga një botë e cila synon shëndet për të gjithë. Është koha që së bashku të përshpejtojmë përpjekjet tona për të arritur qëllimin e përbashkët për mbulim shëndetësorë të përgjithshëm edhe në Kosovë”, tha dr. Tahirukaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)