18 Prill 2024

Shëndeti mjedisor me prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë, 19 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të organizatës “Mercy -Corps”, të kryesuar nga drejtori për Kosovës, z. Lee Norrgards, me të cilin është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.

Në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimin e programit të mbikëqyrjes së plumbit në gjakun e fëmijëve dhe të rriturve në Lagjen e romëve në Mitrovicë dhe shërbimet të cilat “Mercy- Corps” në këtë aspekt është duke i ofruar bashkë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë si dhe mundësitë e vazhdimit të zbatimit të këtij programi nën autoritetin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë pas përfundimit të programit nga “Mercy- Corps”.

Ministri Agani theksoi nevojën për koordinimin e aktiviteteve për themelimin dhe ndërtimin e Institutit të Toksikologjisë pranë QKUK-së, si nevojë imediate për të adresuar  në mënyrë adekuate çështjet që kanë të bëjnë me rrezikimin e shëndetit  si pasojë e helmeve.

Në takim janë diskutuar edhe çështje të tjera  të lidhura me shëndetin mjedisor në komunën e Mitrovicës, për çka u dakordua nevoja e organizimit të një takimi të përbashkët edhe me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)