14 Gusht 2018

Shëndetësia primare e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Gjilan, 11 maj - Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Komuna e Gjilanit, respektivisht shëndetësia primare në Gjilan, me aktivitete të ndryshme simbolike brenda qendrave të mjekëseisë familjare por edhe në sheshin kryesor të Gjilanit, kanë ofruar shërbime për qytetarë të rastit, informim dhe udhëzime për sëmundje të ndryshme shëndetësore.

Drejtori i Shëndetësisë Selami Xhemajli ka potencuar rolin e rëndësishëm që kanë mantelbardhët në Gjilan, e veçanërisht infermierët të cilët gjatë gjithë kohës janë në shërbim të qytetarëve krahas stafit tjetër.

Ai potencoi angazhimin e Komunës së Gjilanit, e cila është duke punuar vazhdimisht për ndërtimin e kushteve më të mira për personelin shëndetësor, por edhe për kushte me të mira dhe shërbime më kualitative për pacientës që marrin shërbimet shëndetësore.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, tha se “aktiviteti i sotëm ishte simbolika e punës së infermierëve në detyrën, që çdo ditë e bëjnë. Kemi aktivitetin e njejtë që është shënuar në të gjitha qendrat e shëndetësisë primare por edhe në qytet. Shëndeti i qytetarit dhe shërbimi i shpejtë për ta është një prioritet i punës pavarësisht se ku gjendet pacienti, në shtëpi apo në institucionin shëndetësor. Infermierët janë hallkë e fuqishme e shëndetësisë së Kosovës”, kanë thënë ndër të tjerash Berisha.

Për ndryshe, në sheshin kryesor para Teatrit të Qytetit infermierët nën mbështetjen e stafit të drejtorisë dhe zyrtarëve të ndryshëm, kanë bërë shpërndarjen e fletpalosjeve që janë me karakter të shëndetit më të mirë, preventivës por edhe trajtimit të problemeve të ndryshme shëndetësore.

Njëkohësisht për të gjithë të interesuarit është bërë matje e tensionit të gjakut dhe matjen e sheqerit në gjakë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)