28 Mars 2024

SHBA, me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në botë

Washington, 12 prill - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë tani numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi nga çdo vend tjetër në botë, me me 20,580 raste, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i viktimave në SHBA e kaloi atë të Italisë që bazuar tek të njëjtat të dhëna ka 19,460 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë tani pika e nxehtë e botës përsa i takon koronavirusit, me mbi 533 mijë raste nga mbi 1.7 milionë infektime në gjithë botën. Ato pasohen nga Spanja me mbi 163 mijë dhe Italia me mbi 152 mijë.

E premtja ishte dita më vdekjeprurëse nga virusi në Shtetet e Bashkuara, mbi 2,100 viktima.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se numri zyrtar i viktimave në SHBA nuk është i plotë, pasi merr parasysh vetëm viktimat e konfirmuara nga provat laboratorike.

Në Nju Jork epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7.800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i mujait marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale. Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar.

Guvernatori Andrew Cuomo tha nëse kjo prirje vazhdon, New York mund të mos ketë nevojë për objekte të tjera spitalore që zyrtarët po përpiqeshin t’i ndërtonin.

Një ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se ai nuk do të heqë masat kufizuese, derisa të krijohen kushte të sigurta, por njoftoi një grup pune që do të shërbejë siç tha për hapjen e vendit. Ai shtoi se dëshiron që vendi të hapet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)