28 Mars 2024

SHBA jep autorizimin e plotë për vaksinën Pfizer

Washington, 24 gusht - Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech për përdorim tek personat mbi moshën 16 vjeç, miratimi i parë përfundimtar për një vaksinë të tillë.

Vaksina ishte autorizuar për përdorim urgjent që nga dhjetori dhe më shumë se 204 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara e kanë bërë atë. Por asnjë nga tre vaksinat e autorizuara për COVID-19 nuk kishte marrë deri tani miratimin e plotë të FDA-së.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se ky hap do të bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive. Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.

"Megjithëse miliona njerëz e kanë marrë tashmë në mënyrë të sigurt vaksinën për COVID-19, duhet ta pranojmë se për disa, miratimi përfundimtar nga FDA tani mund të nxisë më shumë besim për t'u vaksinuar," tha Janet Woodcock, drejtuesja në detyrë e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Afro 51% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, por një rritje e infeksioneve e nxitur nga varianti ngjitës Delta ka prekur pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)