30 Janar 2023

SHBA dërgon sot vaksina kundër COVID-19 në Kosovë

Prishtinë, 20 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës ka brë të ditur se Kryeministri Albin Kurti do të merr pjesë në ceremoninë e organizuar sot me rastin e e arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID 19, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguuar në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19.

Vaksinat janë dërguar përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin botën në një strategji globale të vaksinave.

Përveç 2 miliardë dollarëve të dhuruar për programin COVAX, qeveria amerikane ka blerë 500 milionë vaksina Pfizer-BioNTech për t’i shpërndarë ato gjatë gjithë vitit në Unionin Afrikan dhe 92 vende me të ardhura të ulëta. Kjo përfaqëson blerjen dhe dhurimin më të madh ndonjëherë të vaksinave nga një vend i vetëm dhe një angazhim nga populli amerikan për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën nga COVID-19.

Qeveria e Kosovës është shprehur falënderuese për ndihmën e vazhdueshme e të pakursyer të Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)