26 Prill 2024

Sëmundjet më të shpeshta në Kosovë janë ato të frymëmarrjes

Prishtinë, 28 dhjetor - Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) u bë sot prezantimi i   analizës së  sëmundshmërisë (morbiditetit) të popullatës së Kosovës për vitin 2011 dhe Analiza e gjendjes shëndetësore të nënës dhe fëmijës (2010).

Këto dy raporte, që janë vazhdimësi e raporteve të publikuara kohë më parë në IKSHP lidhur me indikatorë të ndryshëm shëndetësor në Kosovë, u vlerësuan si shumë të rëndësishme për përparimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, tha se analizat e këtilla janë shumë të rëndësishme dhe ato influencojnë drejtpërdrejt në procesin  e planifikimit të politikave shëndetësore dhe vet buxhetin për vitit vijuese, ndërkohë që flasin edhe për një përparim në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe një shpërndarje të mirë të barrës së ofrimit të shërbimeve shëndetësore në tre nivelet e kujdesit parësor shëndetësor.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Prof. Dr. Naser Ramadani, tha se rezultatet e analizave të prezantuara e bëjnë më të qartë për vendimmarrësit ri-orientimin e politikave për sigurimin e shërbimeve shëndetësore dhe vijat e intervenimeve të ardhshme , me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarë  e vendit, por edhe për t’i bërë më të qarta edhe obligimet e institucioneve shëndetësore në raport me Ministrinë dhe qytetarët e vendit.

Analiza e gjendjes së morbiditetit të popullatës për vitin 2011 është prezantuar nga prof. Dr. Ilir Begolli (IKSHP), ku në mesin e indikatorëve bie në sy fakti që sëmundjet më të shpeshta në Kosovë janë ato të sistemit të frymëmarrjes me 22.9 për qind , të pasuara me sëmundjet e sistemit të tretjes me 11.1 për qind, kurse analiza e gjendjes shëndetësore të nënës dhe fëmijës (2010), u prezantua nga Prof. Dr. Merita, ku bie në sy një rënie e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë gjatë periudhës dhjetë vjeçare.

Raportet treguan gjithashtu për një shpërndarje relativisht të mirë të barrës së trajtimit të sëmundshmërisë sipas niveleve, rritje e numrit të mjekëve në 100.000 banorë nga 85 sa ishte në 2005, në 123 në 2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)