03 Shkurt 2023

Rusia rikthen kufizimet pas rritjes së infektimeve nga koronavirusi

Moskë, 10 nëntor - Në përpjekje për të frenuar një valë të katërt të koronavirusit, autoritetet ruse kanë vendosur të ndalin aktivitetin tregëtar dhe social. Disa fajësojnë për këtë fushatën e dështuar mbarëkombëtare për vaksinimin.

Megjithëse ishte ndër vendet e para që filloi vaksinimin, strategjia e Rusisë për imunizimin nuk funksionoi me sukses. Siç njofton nga Moska korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Cherneff, vetëm 33% e popullsisë është e vaksinuar plotësisht.

Pavionet për COVID-in në spitalet e Moskës janë mbushur plot. Me mbi 30 mijë infektime të reja dhe 1 mijë të vdekur çdo ditë, situata në Rusi është rënduar ndërsa ka filluar një valë e katërt e pandemisë.

Autoritetet po reagojnë duke mbyllur aktivitetin tregëtar, restorantet, baret dhe dyqanet për të paktën 10 ditë.

Rusia ishte vendi i parë që njoftoi prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, por vetëm rreth një e treta e rusëve që kualifikohen janë të vaksinuar plotësisht.

“Kjo është absolutisht shokuese për një vend që prodhon vaksinën e vet. Shumica e vendeve të tjera i kanë blerë vaksinat në tregun ndërkombëtar. Prandaj mendoj që situata me vaksinimin është shkatërrimtare”, i tha Zërit të Amerikës virologu Georgii Bazykin, nga Instituti “Skolkovo” për Shkencën dhe Teknologjinë.

Edhe Presidenti Vladimir Putin u befasua kur mësoi se shumë nga njerëzit që punojnë me të kishin refuzuar të vaksinoheshin.

“Është e çuditshme. Janë njerëz me arsim universitar, me grada shkencore... Nuk e kuptoj se ç’po ndodh”, tha zoti Putin.

Mediat pro qeverisë kanë zhvilluar një fushatë që kritikët thonë se paraqet negativisht imunizimin me vaksinat e prodhuara në perëndim dhe vëzhguesit thonë se kjo ka influencuar tek shumë rusë që tashmë refuzojnë edhe vaksinën e vendit të tyre.

“Disa thonë që vaksinat janë të rrezikshme. Por njerëzit nuk janë budallenj. Ata mendojnë se nëse janë të rrezikshme vaksinat perëndimore, atëherë janë patjetër të rrezikshme edhe vaksinat ruse”, i tha Zërit të Amerikës zoti Bazykin.

Vëzhguesit thonë se vendimi i shumë rusëve për të mos u vaksinuar nuk bazohet në linja politike, por tek një mosbesim i përgjithshëm ndaj qeverisë.

“Në parim, të gjithë njerëzit, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, e kuptojnë se nuk ka ndonjë vlerë t’i besojnë propagandës ruse”, i tha Zërit të Amerikës, Kirill Martynov, redaktor politik në gazetën “Novaya Gazeta”.

Shumë rusë nuk gjejnë arsye për optimizëm. Qeveria ruse ka mbyllur edhe më parë bizneset dhe siç e shohin shumë njerëz, rritja e rasteve të infektimit dhe të vdekjeve tregojnë se kjo nuk mjafton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)