28 Mars 2024

Rusia regjistron rekord të rasteve me koronavirus për ditën e tretë radhazi

Moskë, 1 maj - Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të koronavirusit për ditën e tretë radhazi, pasi 7.933 persona të tjerë u testuan pozitiv ndaj këtij virusi.

Sipas të dhënave të lëshuara nga ekipi i urgjencës, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 u rrit në 114.431, ndërsa mbi 211 mijë persona aktualisht janë nën mbikëqyrje mjekësore.

Në Rusi, pandemia mori jetën e 96 personave në 24 orët e kaluara, duke e çuar numri total të të viktimave në 1.169, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 13.220.

Rusia së fundmi ka ngritur numrin e testeve në një përpjekje për të diagnostikuar pacientët në një fazë të hershme dhe deri më tani ka kryer mbi 3.7 milionë teste.

Dje, kryeministri rus, Mikhail Mishutin, njoftoi se ka kontraktuar koronavirusin dhe tha se do të izolojë veten derisa të shërohet.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.2 milionë, me rreth 233 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion pacientë të shëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)