01 Tetor 2020

Rusia me numrin më të madh të viktima të COVID-19 nga radhët e punëtorëve shëndetësorë

Moskë, 21 maj - Kohëve të fundit si në mediat e pavarura ruse ashtu edhe në ato perëndimore, ka shumë shkrime që i kontestojnë shifrat e viktimave nga COVID-19 në Rusia.

Po thuajse të gjithë e thonë që shifrat janë të manipuluara, pra numri i viktimave është shumë herë më i lartë sesa numri zyrtarë.

Si duket zvogëlimi i numrit të viktimave nga koronavirusi ka ndikuar që përqindja e viktimave nga radhët e mjekëve, të jetë shumë herë më e lartë se në shtetet që kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.
 
Mediumi rus “Tvrain”, raporton se Ministria e shëndetësisë së Rusisë ka njoftuar se nga koronavirusi në Rusi, deri me tani kane vdekur 2837 persona. Në Rusi punëtoret shëndetësorë kanë krijuar në internet faqen, “Lista e kujtesës”, ku po i publikojnë emrat e mjekëve që kanë humbur jetën si pasoj e koronaviruasit.

Deri me tani kjo listë përmban emrat e  241 mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Nga ky numër deri me tani është arritur të konfirmohen 165 mjekë të vdekur, ndërsa është duke vazhduar konfirmimi edhe i 86 punëtorëve shëndetësorë.

Bazuar në numrin e konfirmuar prej 165 mjekëve të vdekur në raport me numrin e përgjithshëm të viktimave, i bije që në Rusi rreth 6% e viktimave janë mjekë. Në rast që do të llogariteshin 241 mjekë të vdekur përqindja do të shkonte tek 8.5%.

Kjo shifër në Rusi është shumë herë më e lartë se në shtetet që kanë të deklaruar numër më të madh të viktimave.

Në Iran përqindja e viktimave nga radhët e mjekëve shkon deri në 2% në raport me numrin e përgjithshëm të viktimave, në Itali përqindja shkon në 0.65%, në Britaninë e Madhe shkon në 0.53%, ndërsa në SHBA përqindja është më e ulëta dhe shkon deri në 0.48%.

Bazuar ne të dhënat e më sipërme, numri kaq i madh i viktimave nga radhët e mjekëve në Rusi, në raport me numrin e përgjithshëm të viktimave, mund të jetë si pasoj e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 dhe nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësorë në Rusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020  - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)

- Global Albanian Gastronomy Festival së bashku me Theranda Wine organizon një darkë për prezantimin e kuzhinës moderne dhe degustimin e verërave shqiptare në vreshtat e  verarisë AgroKosova Holding. (Vreshtat e verarisë Theranda në Shirokë, Therandë, ora 17:00)