25 Shkurt 2020

Rritet numri i rezonancave magnetike dhe i shërbimeve radiologjike në QKUK

Prishtinë, 26 janar - Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është rritur numri i kontrollimeve me Rezonancë Magnetike, Tomografive të Kompjuterizuara (TK - CT), angio  TK-CT-ve, biopsive dhe shërbimeve tjera radiologjike.

Angazhimi i menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe i Klinikës së Radiologjisë, për t’u pajisur me pajisje të reja dhe riorganizimi i punës, kanë ndikuar në rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara.

Sipas raportit të kësaj klinike, me angazhimin personelit të klinikës gjatë vitit 2019 janë kryer 9 mijë 133 kontrollime me Rezonancë Magnetike, përderisa në vitin 2018 ishin kryer 5 mijë e 826 kontrollime.

Në bazë të të njëjtave statistika, numri i Tomografive të Kompjuterizuara(CT) ka shënuar rritje; më 2019 janë realizuar 21 mijë e 501, kundrejt 19 mijë e 922, që ishin kryer më 2018. Në vitin 2019 janë kryer 1086 TK angjiografi derisa në vitin 2018 janë realizuar 386 TK angiografi.

Stafi i kësaj klinike, ka rritje për rreth 95% numrin e biopsive të kryera, duke realizuar 707 sosh, kurse një vit më parë ishin krye 362 biopsi.

Rritje ka pasur edhe për sa i përket numrit të radiogrameve(rëntgene) e që janë realizuar 77 mijë 338, krahasuar me vitin  paraprak, ku ishin kryer 76 mijë e 668 radiograme.

Gjatë këtij viti, pas pajisjes me aparatin e dytë të Rezonancës Magnetike të dhe një aparati të Tomografisë së Kompjuterizuar (TK - CT), pritet që edhe më tutje të rritet numri i shërbimeve dhe rritet kualiteti i tyre, meqë klinika është furnizuar me  tre injektorë automatik.

Klinika e Radiologjisë, është në renovim e sipër, pritet që së shpejti të përurohen hapësirat e reja, duke ofruar kushte optimale për personelin dhe pacientët me pritoren e re.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)