20 Prill 2024

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave

Washington, 23 qershor - Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është përfundimi i një studimi amerikan, që vjen në prag të ngritjes së temperaturave në Evropë.

Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19 që është nxjerrë nga kollitja apo tështima.

Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin. Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve në këtë muaj.

Studimi, i kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA, është publikuar në revistën “Photochemistry and Photobiology”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)