29 Mars 2024

Rreth 300 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

 Prishtinë, 14 maj - Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit Covid-19 në botë sipas web faqes wordmeters ka arritur rreth 300 mijë njerëz.

Ndërsa numri i rasteve të infektuara është rreth 4 milion e 420 mijë. Deri më tani janë shëruar reth 1 milion e 650 mijë njerëz.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA) me gjithsej 1 milionë e 427 mijë të infektuar deri më tani dhe rreth 85 mijë të infektuar.

Pas SHBA-së radhiten Spanja me 271 të infektuar dhe 27 mijë të vdekur, Rusia me 242 mijë të infektuar dhe mbi 2 mijë të vdekur, Britania me 229 mijë të infekuar dhe 33 mijë të vdekur, Italia me 222 mijë të infektuar dhe 31 mijë të vdekur, Brazili me 185 mijë të infektuar dhe 13 mijë të vdekur, Franca me 178 mijë të infektuar  27 mijë të vdekur dhe Gjermania me 174 mijë të infektuar dhe mbi 7 mijë të vdekur me COVID-19.

 Ndërkaq numri i viktimave në disa vende të tjera është si: Irani 6 mijë e 783, India 2 mijë e 415, Ekuadori 2 mijë e 327, Pakistani 737, Koreja e Jugut 259, Arabia Saudite 255, Bjellorusia 135, Singapori 21 dhe Katar 14.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)