23 Prill 2024

Rreth 1 mijë e 500 raste me kancer lajmërohen brenda vitit në Kosovë

Prishtinë, 4 shkurt - Në tri vitet e fundit, ka rritje të numrit të të prekurve nga sëmundja me kancer. Nga 1 mijë e 500, deri në 1 mijë e 600 raste të reja lajmërohen brenda vitit.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë ka thënë se kanceri më i shpeshtë te femrat është ai i kancerit të gjirit, që vetëm gjatë vitit kanë qenë 340 raste të lajmëruara.

“Prej vitit në vit, këtyre tri viteve të fundit shifrat sillen prej 1 mijë e 500, deri 1 mijë e 600 raste të reja brenda vitit. Dominon kanceri më i shpeshtë te femrat është kanceri i gjirit. Këtë vit kanë qenë të prekura 340 raste me këtë kancer, pastaj ai i mushkërive me 210 persona të sëmurë këtë vit, pastaj kanceri i zorrës së trashë, kanceret në organet gjenitale dhe të tjerë”, ka thënë Kurtishi.

Në Ditën Botërore kundër Kancerit, drejtori i Klinikës së Onkologjisë ka thënë se është shumë me rëndësi që sëmundja të zbulohet sa më herët.

Kurtishi ka thënë se në këtë mënyrë edhe trajtimi do të ishte më i lehtë.

“Preventiva është që të zbulohet sa më herët sëmundja, ose të merren masat mbrojtëse që faktorët e riskut me i zvogëlu, në mënyrë që të mundemi me zvogëlu këtë sëmundje, dhe mënyrën e trajtimit me pas më të lehtë”, ka thënë tutje ai për Telegrafin.

Për muaj me radhë, Klinika e Onkologjisë ka filluar edhe punën 24 orë. Drejtori i Klinikës thotë se ky vendim, ka ndikuar në kualitet të shërbimit.

Kurtishi ka bërë të ditur se kanë filluar edhe me dhënien e disa terapive, që më herët nuk i kanë dhënë.

“Puna 24 orë ka ndikuar në kualitet të shërbimit, dhe vënien e disa formave terapive që më parë nuk i kemi dhënë, e që tash i japim. Por duhet të theksohet se kjo nuk mbulon shërbimin paliativ, pasi nuk ka qendër për trajtimin e saj. Ne po meremi edhe me këto por me shumë probleme, pasi duhet të ketë shërbim të veçantë”, ka përfunduar Ilir Kurtishi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kancerin e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)