25 Prill 2024

Rotarianët dhurojnë pajisjen e ultrazërit për QKMF në Prishtinë

Prishtinë, 3 mars - Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Klubi i Rotarianëve Prishtina i dhuroi Komunës së Prishtinës aparatin e ultrazërit për kontrollimin e ijeve të fëmijëve.

 “Klubi i Rotarianëve Prishtina, si edhe shumë klube të kësaj natyre, synon që përmes angazhimit të vet të kontribuojë në të mire të shoqërisë."

"Kjo iniciativë e cila na bën të gjithëve të ndihemi mirë është e një natyre të veçantë sepse kontribuon në mirëqenien e fëmijëve si pjesa më vitale e çdo shoqërie”, tha kryetari i Klubit të Rotarianëve Prishtina, Mergim Prishtina.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, si dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, falënderuan Klubin e Rotarianëve për këtë investim të nevojshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me ç’rast kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kualitit të shërbimeve në repartin e caktuar.

Ky donacion është një investim i rëndësishëm për fëmijët tanë, me qëllim rritjen e shëndetshme të tyre, duke parandaluar probleme përmes diagnostikimit të hershëm. Sidomos për faktin se ky ekzaminim do të bëhet në institucione publike për të gjithë fëmijët e Komunës së Prishtinës, pa dallim statusi socio-ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)