19 Prill 2024

Rotari Klubi ndihmon me paisje Klinikën e Ortopedisë

Prishtinë, 12 shtator - Rotari  Klubi  i Gjermanisë i udhëhequr nga Dr Tom Shchaberg,  përmes Rotari Klubit të Pejës, sot ka dhuruar një donacion në paisje, në vlerë prej 4.000 euro për Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së Qendrës Klinike Universitare të  Kosovës.

Në emër të Rotari Klubit  “Peja”, donacionin për Klinikën e Ortopedisë  e dhuroi Dr Neshad Asllani, i cili tha se duke parë nevojat e mëdha që ka pasur Klinika e Ortopedisë me Traumatologji për paisje mjekësore, atëherë përmes Rotari Klubit të Gjermanisë kanë siguruar instrumente ortopedike të cilat janë të nevojshme për punë në kuadër të QKUK-së.

Në emër të Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji, donacionin e pranoi Dr Faton Morina, Drejtor i kësaj Klinike, i cili tha se paisjet e dhuruar do të jenë ndihmesë e mirë për Klinikën me të cilën ai menaxhon.

Instrumentet  përmbajnë sharrë ortopedike dhe borerë do të përdoren në kuadër të Ortopedisë kockore.

Të dy palët u pajtuan  që bashkëpunimin e nisur ta vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe të shihet mundësia që edhe në të ardhmen të ndihmohet kjo Klinikë. 

Donacioni është regjistruar në Zyrën e pasurisë së QKUK-së.
Klinika e Ortopedisë me Traumatologjisë, falë angazhimit të menaxhmentit të QKUK-së,  muajt e kaluar është pajisur me një set të sharrave dhe borerave, vlera e të cilave ka shifrën 60.000 euro.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)