26 Prill 2024

Rikthehet në punë aparati i koronarografisë dhe stentimit

Prishtinë, 10 tetor - Është rikthyer në punë aparati për koronarografi dhe stentim  në  Klinikën e Kardiologjisë së Qendrës Klinike Universitare. 

Menjëherë pas servisimit dhe rikthimit  të tij në punë, janë ftuar  pacientët e parë të cilëve  u është kryer koronarografia.  

Brenda dite,  po kryhen 5 deri në 6 koronarografi, përderisa kanë mbetur edhe një numër i pacientëve nga lista e pritjes, të cilët do të ftohen në ditët në vijim.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për  të kryer koronarografi dhe  stentim, pas  referimit nga ana e kardiologut, mund të paraqiten tek kryeinfermierja e Kardiologjisë Invazive,  për tu futur në listën e pacientëve që do të kryejnë shërbimin.

Servisimi i aparatit të koronarografisë është  bërë me tenderin e  fundit të realizuar nga QKUK, ku parashihet servisimi dhe mirëmbajtja e koronarografit, angiografit dhe pajisjve të tjera.

QKUK, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, përmes Barnatores Qendrore, ka bërë kërkesën e rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë,  për furnizim të rregullt me material shpenzues dhe  stenta.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)