22 Gusht 2019

Rezonanca Magnetike në QKUK pajiset me spirale për qafë, bark dhe krah.

Prishtinë, 11 qershor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se rezonancës magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë ndërruar spiralet për të parën herë, ndonëse kishte nevojë qëmoti.

Spiralet janë pjesë përbërëse e rezonancës magnetike, krijojnë dhe pranojnë sinjale, të cilat transformohen në imazhe.

 Nga buxheti i saj, në përputhje me kërkesën e Klinikës së Radiologjisë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka ndarë mjete për blerje të tri spiraleve me kualitet të lartë: për qafë, bark dhe krah.

QKUK nuk ka ofruar më herët shërbime të rezonancës magnetike për kraharorin të cilin do ta ofrojë brenda pak ditësh.

Radiologjia po transformohet në një klinikë moderne.

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë ndarë një buxhet të konsiderueshëm rreth investime kapitale këtë vit për Klinikën e Radiologjisë, gjersa rezonanca e dytë magnetike, bashkë me Tomografinë e Kompjuterizuar (CT) 16 shtresore, të blera së fundmi, do të instalohen shumë shpejt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)