28 Mars 2024

Rënia e numrit të të infektuarve në Gjilan është lajm i mirë

Gjilan, 8 shkurt - Numri i rasteve aktive me Covid 19 në Gjilan ka rënë nën 100 dhe ky është lajm i mirë.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë së kornavirusit, është njoftuar sot me gjendjen e përgjithshme të pandemisë në komunën e Gjilanit, e cila duket kësisoj në shifra:

Të shëruar – 3295 persona, të vdekur – 108, raste aktive - 98, mostra në pritje – 100, të spitalizuar – 17, gjithsej të testuar – 9846, kurse gjithsej pozitiv deri tani kanë rezultuar 3500 persona.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve nën 100, është lajm i mirë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.
 
“Rënia e numrit të të infektuarve dhe i vdekjeve nuk do të thotë që rreziku nga koronavirusi ka kaluar”, ka thënë Haziri, duke kërkuar zbatim të masave – maskë, distancë dhe higjienë personale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)