28 Janar 2020

QMF drejt përmirësimit të cilësisë dhe mbështetjes në të ushqyerit me gji

Prishtinë, 13 dhjetor - Për herë të pare në Kosovë u mbajt konferenca 2-ditore me qëllim për të trajnuar punonjësit shëndetësorë në aftësitë më të fundit klinike dhe ndërnjerëzore të bazuara në evidencë të nevojshme për të mbështetur praktikat optimale të ushqyerjes me gji dhe të zhvillojnë një rrugë të përmirësimit të cilësisë në institucionin e tyre për të përmirësuar praktikat e mbështetjes së ushqyerjes me gji në nivel individual dhe institucional.

Nga kjo konferencë përfituan 100 mjekë, infermierë dhe mami të përfshirë në kujdesin antenatal dhe të foshnjave nën 12 muaj nga QMF-të kryesore të pesë komunave: Prishtinë, Drenas, Lipjan, Ferizaj dhe Gjakovë.

Kjo konferencë ka rezultuar në nivele më të larta të promovimit të ushqyerjes me gji dhe besimin në menaxhimin e problemeve të ushqyerjes me gji.

Si rezultat i kësaj konference do të përfitojnë nënat dhe fëmijët në Kosovë pasi aftësitë e përmirësuara pritet të rezultojnë në këshilla dhe promovim më të shpeshtë, efektiv dhe të saktë të ushqyerjes me gji.

Konferenca u organizua nga Action for Mothers and Children, në bashkëpunim me Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila po ofron mbështetje me anë të sigurimit të fondeve.

 Programi i Konfencës u punua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)