04 Mars 2021

QKUK, trajnohen psikologët dhe punëtorët shëndetësorë

Prishtinë, 8 shtator - Në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, në Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve, nga dita e hënë ka filluar trajnimi i punëtorëve shëndetësorë dhe psikologëve në lidhje me  Terapinë Familjare, i cili do të zgjasë deri më datën 10.09.2011. 

Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve profesionale të punëtorëve shëndetësorë dhe psikologëve të Kosovës, në veçanti të atyre të Departamentit të Psikiatrisë.

Trajnim është konceptuar  të zhvillohet nga ekspertë botërorë të terapisë së familjes kurse  këtë herë  po mbahet   nga Prof dr Daniel Martinez Ortiz, Profesor i Psikologjisë Klinike  në Universitetin“ Carlos Albizu“.

Prof  Martinez Ortiz, është njëri nga  anëtarët e Divizionit për trajnime në Shoqatën Botërore të Terapisë Familjare dhe vjen nga Shteti i Portorikos.

Projekti është i një rëndësie të veçantë për momentet në të cilat po kalon familja shqiptare.

Profesionistët e përfshirë në këtë trajnim do të mund të aftësohen për të punuar me familje të cilat ballafaqohen me probleme të ndryshme në këtë kontekst të ri, të krijuar në shoqërinë tonë, ku familja e gjerë po zëvendësohet me atë të ngushtë, ku tradicionalja po kombinohet me modernen.

 Trajnimi i parë ka filluar në vitin 2010,  me mbështetjen e Fondacionit për Shëndet të Kosovës, përderisa tani po  vazhdon viti i dytë i tij.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)