20 Shtator 2019

QKUK shpëton 6 pacientë me infarkt të miokardit brenda dy orëve të para

Prishtinë, 14 gusht - Sot në Qendren Klinike Universitare të Kosovës janë prezantuar rezultatet e para të  programit në  nivel kombëtar për  trajtimin e Infarktit të  Miokardit brenda dy orëve të para.

Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se që nga fillimi ka qenë i mishëruar me këtë shërbim, kanë kaluar  shumë sfida, është arritur qëllimi me përgatitje të stafit dhe infrastrukturë dhe me resurse humane.

“Trajtimi në dy orët e para na bënë krenar, i tejkalojmë vendet  e regjionit, ato nuk  e kanë  këtë program, wshtw krijuar mundësia qw pacienti, nga çdo skaj, të mbërrijë në dy orët  e para. Kjo sëmundje është  problematike në tërë botën, por ne po arrijmë suksese tek moshat e reja, kjo shpëton jetë dhe shumë persona nga  invalideti, sidomos moshat  e reja dhe ata të aftë për punë” u shpreh drejtori Sejdiu.

Ai sqaroi se si pilot-projekti ka filluar me Komunën e Prishtinës, ku wshtw inkorporuar edhe mjekësia primare. Mw tutje, Sejdiu theksoi se pacientët që kanë dhimbje gjoksi me një EKG vijnë direkt në sallë të kateterizimit, anashkalohet marrja e udhëzimit dhe emergjenca dhe pranohen direkt.

Dr. Tefik  Bekteshi, drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, duke sqaruar aspektet profesionale, tha se  infarkti i  miokardit shkakton  mbyllje të arteries që furnizon muskulin e zemrës. Ai tha se me mjaft sukses është arritur të hapen arteriet tek 6 rastet e para, edhe pse 3 prej tyre ishin mjaft të komplikuara.

“ Krejt esenca është  ta  hapin në mënyrë mekanike arterien përmes vendosjes së  stentes, pra intervenimi bëhet  aty  ku është mbyllur arteria. Për 2 vjet kemi punuar shumë, kemi ngritur sistemin publik në nivel që të absorbojë pacientë për sistemin kardiovaskular, kemi punuar shumë, jemi kthyer nga mjekësia primare, ku kemi pasur mbështetje nga stafi, kemi bërë disa trajnime, kemi filluar projektin në Komunën e Prishtinës” përfundoi ai.

Dr. Agron Qerimi, Shef i Shërbimit të Kardiologjisë Invazive, tha se 4 nga pacientët, në të cilët është intervenuar në 2 orët e para, kanë qenë të komplikuara, 3 nga to me çrregullime të ritmit.

Ai përcolli një mesazh tek popullata, që në rastet kur kanë dhimbje gjoksi, të lajmërohen tek mjeku më i afërt  dhe të bëhet EKG për verifikim.

Programi në  nivel kombëtar për  trajtimin e Infarktit të  Miokardit brenda dy orëve të para, pritet të zgjerohet në tërë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)