29 Mars 2024

QKUK: shpërblehen punëtorët e vitit

Prishtinë, 28 dhjetor - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),  është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së mirënjohjeve për punëtorët e dalluar të vitit, po ashtu, mirënjohje kanë marrë edhe 3 klinika për punën e dalluar gjatë vitit 2010.

Me këtë rast, një fjalë rasti, e mbajti Ud. Drejtorit Ekzekutiv, dr Lulzim Emini, i cili para  punëtorëve shpalosi  në mënyrë statistikore punën e bërë gjatë vitit 2010 nga punëtorët e QKUK-së. 

Ai falënderoi gjithë punëtorët e QKUK-së, që falë ndihmës dhe kontributit të tyre, është arritur që me sukses të kryhen  vizitat ambulantore, operacione, kontrollet  dhe ekzaminimet e tjera.

 Me këtë rast, mirënjohje  u ndanë 23 mjekëve të klinikave të ndryshme të QKUK-së, 23 infermiereve, 5 punëtorëve  nga stafi jo shëndetësor, përderisa u shpërblyen edhe 3 klinikat më të dalluara për vitin 2010.

Për punën e dalluar, u shpërblye, Qendra Emergjente, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)