26 Prill 2024

QKUK po funksionon, por me vështirësi

Prishtinë, 7 shkurt - Zyra për informim e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sqaron se në QKUK nuk janë ndërprerë ndërhyrje kirurgjike siç shkruajnë disa media, por  janë reduktuar vetëm operacionet  e karakterit jo emergjent. 

QKUK-ja, nuk ka shpallur gjendje emergjente, por ka reduktuar shërbimet e karakterit jo emergjente dhe gjendet në gatishmëri, përderisa sallat  operative  emergjente dhe sallat e lindjes janë në funksion të plotë.

Të ftohtit dhe acari i madh ka shkaktuar vështirësi në punë, por falë lëshimit në punë të ngrohtores alternative me naftë, është siguruar ngrohje e mirë për Klinika dhe Reparte, edhe pse kjo është e  kushtueshme për buxhetin e QKUK-së.

Nga të ftohtit kemi pasur telashe teknike si në rrjetin e ujësjellësit dhe në radiatorët e ngrohjes. Ekipet teknike janë në gjendje gatishmërie dhe po sanojnë defektet e mundshme teknike.

QKUK-ja, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Drejtorët e Klinikave dhe instituteve të reduktojnë shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes, përderisa është kërkuar që në Reparte të pranohen vetëm rastet emergjente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)