28 Mars 2024

QKUK përforcohet me kuadro të reja

Prishtinë, 17 gusht - Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së cilësisë në punë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK),  ka bërë pranimin në punë të katër specialistëve të ri në degët deficitare.

Menaxhmenti i QKUK-së,  duke u bazuar në  kërkesat e  shumta të Klinikave, pas analizimit të tyre dhe  analizave buxhetore, përmes konkursit publik, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore ka bërë pranimin në punë të 4 specialistëve të lëmive të ndryshme.

 Duke pasur parasysh faktin se mungesë më e madhe e specialistëve  është vërejtur në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, janë pranuar në punë 2 specialistë të anesteziologjisë dhe reanimacionit. 

Po ashtu, përforcime në staf janë bërë edhe në Qendrën Emergjente, duke pranuar një specialist të  emergjencës.   Klinika e Kirurgjisë, përkatësisht  Reparti i Kirurgjisë  Plastike, i cili është shërbim referent për gjithë Kosovën, tani ka një specialist më shumë.

Në kuadër të planifikimit të kuadrove, në të ardhmen  menaxhmenti i QKUK-së, ka paraparë të bëjë pranimin e specialistëve në disa degë të  tjera deficitare si në Qendrën e Neonatologjisë, Kirurgji të Fëmijëve dhe Neurokirurgji, por e gjithë kjo do të bëhet nëse lejojnë mundësitë buxhetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)