29 Mars 2024

QKUK, operohet pacientja 66 vjeçare

Prishtinë, 26 nëntor - Në Klinikën e Kirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është prezantuar rasti i intervenimit që njihet si resekcion intersfinkterik i rektumit me anastomozë kolo-anale.

Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal i cili ka realizuar këtë operacion bashkë me ekipin mjekësore sqaroi se ky intervenim është kryet tek pacientja, Mihrije Krasniqi, 66 vjeçare.

“Pacientja është shtrirë në QKUK për shkak të karcinomës së rektumit , rektumi është pjesa përfundimtare e zorrës së trashë.  Karcinoma ka qenë e lokalizuar afërsisht 5 cm nga vija anokutane (vrima anale), bëhej fjalë për karcinomë me lokalizim në pjesën e poshtme të rektumit”, sqaroi dr. Fekaj.

Sipas tij, deri tani, tek këto raste është aplikuar një lloj operacioni që njihet si ekstirpim abdomino-perineal i rektumit dhe në anën e majtë të poshtme të barkut është nxjerrë kolostoma (zorra e trashë në lëkurë me qese), e cila ka pasur karakter të përhershëm, gjatë gjithë jetës së pacientit.

Ai pohoi se tani pas këtij intervenimi, jashtëqitjen e realizon me rrugë natyrale, përmes vrimës anale, pa nxjerrë kolostomën. 

Dr. Feka, bëri të ditur se ky lloj intervenimi është arritur pas trajnimeve të ndryshme që ka pasur stafi mjekësor.

Pacientja  Mihrije Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor që ka realizuar këtë intervenim, duke shtuar se pas intervenimit  shëndeti i saj është përmirësuar.

Pjesë e ekipes operatore ishte edhe  Dr. Afrim Tahiri- kirurg,   Dr. Musa Oruqi- specializant, Dr. Malbora Barani- specializante dhe  dr. Feime Qehaja, anesteziologe
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)