26 Prill 2024

QKUK ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

Prishtinë, 21 shtator -  Me rastin e shënimit të  muajit Tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë  gratis (pa pagesë) nga data 1 tetor deri më 31 tetor.

Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë  tek  femrat të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).

Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet  orari i  rregullt  i punës.

QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë  apelon tek të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër të moshës 40 vjeçe e sipër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)