23 Prill 2024

QKUK, nis punën aparati i urodinamikës

Prishtinë, 27 shtator - Në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), është lëshuar në punë aparati i urodinamikës, në vlerë mbi 33 mijë, investim i bërë nga ana e QKUK-së.

Aparati është vënë në funksion falë bashkëpunimit  të urologëve kosovar me  urologun italian  Dr. Sergio Emiliani .

Dr. Fahredin Veselaj, Drejtor i Klinikës së Urologjisë tha se aparati i lëshuar në punë , është i pari i këtij  lloji në Kosovë.

\"Aparati i urodinamikës me video është i pari në Kosovë dhe ndër më të mirët në rajon, deri tani për këtë problematikë pacientët kanë shkuar jashtë vendi për trajtim\", shpjegoi dr. Veseli.

Sipas tij, me këtë aparat do të diagnostifikohen  pacientët që kanë probleme me fshikëzën urinare dhe me urinim, përderisa në mungesë të këtij aparati pacientët janë diagnostifikuar me sëmundje tjera.

Prof. dr. Segio Emiliani, specialist i urologjisë nga Italia, i cili në prezencë të mjekëve demonstroi punën e aparatit tek disa pacientë, tha se mjekët kosovar tani janë të gatshëm të punojnë me këtë aparat.

\"Mjekët kosovar kanë kryer shumë trajnime dhe ligjërata jashtë vendi, tani do të jenë të gatshëm të punojnë edhe më këtë aparat, ky shërbim në Itali ofrohet nga  viti 1995\", theksoi ai.

Fillimisht aparati i urodinamikës është testuar gjatë ditës tek disa pacientë, përderisa në ditët vijuse do të ofrohet për të gjithë pacientë me probleme urologjike, përfshirë edhe ata ambulatorë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)