26 Prill 2024

QKUK nderon me mirënjohje punëtorët e dalluar dhe donatorët

Prishtinë, 28 dhjetor - Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2012, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), organizoi një ceremoni të fundvitit, në të cilën u nderuan me mirënjohje punëtorët e dalluar të vitit 2012 dhe donatorët që përkrahen QKUK me donacione të ndryshme.

Ceremoninë e hapi Dr. Nexhmedin Shala, ndihmësdrejtor për shëndetësi në QKUK, i cili tha se të gjitha klinikat dhe punëtorët e QKUK-së, kanë qenë të mirë dhe kanë dhënë kontributin e tyre, por një komision brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka vendosur që të zgjedh Klinikën, mjekun , infermierin dhe punëtorin administrativ të dalluar. Ai tha se mirënjohje të veçantë QKUK, ka bërë edhe për donatorët që ndihmuan QKUK-në, përmes donacioneve të ndryshme.

Prof. dr. Nexhmi Hyseni, u nderua me mirënjohjen për punën dhe kontributin e dalluar për shumë vite në kuadër të QKUK-së dhe zhvillimin e bashkëpunimit me Qendra Klinike Universitare me renome botërore.

Klinika e Urologjisë, u shpërblye me mirënjohje për avancimin, zgjerimin, ofrimin shërbimeve urologjike dhe sukseset e treguar gjatë vitit 2012.

Infermier i dalluar i zgjodh Naser Rrustemi, për punën, sukseset dhe kontributin e dhënë disa vite me radhë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në emër të shpërblyerve, foli Dr. Nexhmi Hyseni, i cili tha se ndihet i nderuar që ju dha mirënjohja për punën e bërë për vite të tëra në QKUK dhe se kjo mirënjohje do të jetë motiv shtesë për të punuar edhe më tutje drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Për bashkëpunimin e Fakultetit të Mjekësisë me QKUK, me mirënjohje u nderuar Dekani i Fakultetit, Prof.dr. Naim Haliti.

QKUK me mirënjohje të veçantë shpërbleu edhe Dr. Safet Beqirin dhe Dr. Sali Berisha, të cilët për disa vite punuan në QKUK, e që aktualisht punojnë në Klinika Universitare të njohura në Gjermani, e që edhe më tutje po e ndihmojnë QKUK-në, në forma të ndryshme.

Për ndihmën dhe kontributin e dhënë në formë të donacionit u shpërblyen, Doganat e Kosovës, AmeriCares, US Army, Foundation for Healthy Mothers and Babie, USAID/AIHA Medica, Hoffmann-La Roche LTD, Meditech, Yess Pharma, Gjysëmhëna e Kuqe, Kryqi i Kuq i Kosovës, Shoqata Nëna Terezë, Qeveria e Luksemburgut, EULEX, OBSH, Rotary Klubi i Kosovës dhe donator të tjerë.

Në emër të donatorëve, fjalë pëshëndetëse mbajti, Z. Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganave të Kosovës, cili tha se edhe më tutje do të vazhdohet bashkëpunimi i nisur me QKUK dhe donatorët do të ndihmojnë edhe më tutje QKUK-në në forma të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)